Seperatistët prorusë lirojnë pengje NULL NULL 10.05.2015 08:33 10.05.2015 08:33 Dy amerikanë, anëtarë të një OJQ-je, të akuzuar për spiunazh nga rebelët u liruan pas ditë të tëra mbajtjeje si të burgosur. Rebelët prorusë kanë liruar dy amerikanë, anëtarë të një OJQ-je, njoftoi zyrtari separatist, Alexandre Zakhartchenko. “Ne kemi liruar dy amerikanë të arrestuar më herët. Një prej tyre është agjent i CIA-së, tjetri ishte rekrutuar nga organizata” – tha Zakhartchenko. Disa orë më parë, International Rescue Committee (IRC) kishte njoftuar lirimin e dy zyrtarëve të saj pas dhjetë ditë ndalimi në Donetsk. Sipas IRC, më shumë se 30 prej punonjësve të saj janë arrestuar nga seperatistët, pas sulmit bërë zyrave të tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë 20/06/2025