Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sensacioni i rrjeteve sociale, profesori flet për prapaskenat e intervistës në BBC

NULL NULL
15.03.2017 09:00

Para pak ditësh ai u bë sensacion i rrjeteve sociale.

Shpërthejnë shakatë pas intervistës se profesorit Kelly (VIDEO)

Kjo ndodhi pasi ai po jepte një intervistë të drejtpërdrejtë për BBC-në nga Koreja e Jugut, por pavarësisht seriozitetit të situatës dhe çështjes për të cilën po fliste, me shumë vështirësi arriti ta përfundonte atë.

Gjithçka ndodhi papritur kur fëmijët e tij i hynë në dhomën e punës. Videoja morri hovin menjëherë në mediat sociale, transmeton Klan Kosova.

Profesori Robert Kelly është rikthyer sërish në ekranin e BBC-së, por tash së bashku me familjen tij.

Ai ka treguar se fillimisht ishte shqetësuar, por pasi kanë shikuar videon edhe ata kanë qeshur me të sikurse miliona njerëz në botë.

Profesori madje tregoi se ai ishte i veshur me pantollona dhe jo ndryshe siç ishte shkruar në media.

klankosova.tv

lajme të ngjashme