Senatorët amerikanë në Tel Aviv strehohen nga sulmet me raketa NULL NULL 15.10.2023 17:29 15.10.2023 17:29 Kryedemokrati Chuck Schumer, i cili aktualisht është duke udhëhequr një delegacion të Senatit të ShBA-së në Izrael, ka shpërndarë një fotografi të ligjvënësve të strehuar në Tel Aviv gjatë një sulmi me raketa të Hamasit. “Kjo ju tregon se çfarë duhet të kalojnë izraelitët”, shkroi senatori i New Yorkut në X, dikur Twitter. “Ne duhet t’i ofrojmë Izraelit mbështetjen e nevojshme për të mbrojtur veten”. Delegacioni – i cili përfshin republikanët Mitt Romney dhe Bill Cassidy dhe demokratët Jacky Rosen dhe Mark Kelly – do të mbajë një konferencë shtypi në Tel Aviv më vonë sot, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.