Sëmuret Rita, detyrohet t’i anulojë koncertet (FOTO) NULL NULL 19.06.2019 18:00 19.06.2019 18:00 Fatkeqësisht, Rita Ora nuk do të jetë e pranishme në koncertin veror në Islandë “Secret Solstice”. Këngëtarja pati një lajm të keq për të gjithë fansat e saj që po prisnin për ta parë e dëgjuar, njofton Klan Kosova. Ajo njoftoi se shkak është gjendja e saj shëndetësore dhe se mjekët i kanë këshilluar të anulonte koncertet derisa gjendja e saj të stabilizohet. “Jam shumë e mërzitur për të gjithë që do vinin në Solstice në Islandë, që unë do të mund të performojë ashtu siç ishte e planifikuar. Kam probleme me një infeksion në gjoks që po vazhdon të kthehet kohë pas kohe, dhe jam këshilluar që të marrë pak kohë pushim që të rikuperohem. Isha shumë e gëzuar që do të kaloja kohë në Islandë dhe të isha pjesë e këtij festivali. Anulimet asnjëherë nuk i pres mirë sepse jam shumë mirënjohëse për cdo mundësi që kam për të performuar. Jam veçanërisht e zhgënjyer dhe zemërthyer sepse po zhgënjej fansat e mi. Më vje keq që nuk mund të jem aty! Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj për mbështetje. Mezi po pres që të festojmë Solstice 2020!”, ka shkruar Rita në Instagram. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.