Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sëmuret Justin Bieber, anulon koncertet

NULL NULL
08.06.2022 11:24

Justin Bieber ka njoftuar se ka anuluar dy koncertet e ardhshme të planifikuara në Scotiabank Arena në Toronto, Kanada.

“Nuk mund ta besoj që po e them këtë. Kam bërë gjithçka për t’u përmirësuar, por sëmundja ime po përkeqësohet”, ka shkruar artisti në Instagram.

“Më thyhet zemra që më duhet t’i shtyj këto koncerte, me urdhra të mjekëve. Për të gjithë njerëzit e mi, ju dua shumë dhe do të përmirësohem”.

Justin nuk hyri në detaje të mëtejshme në lidhje me sëmundjen e tij.

lajme të ngjashme