Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sëmuret Clapton, anulon koncertet

NULL NULL
29.03.2017 15:58

Rokeri legjendar Eric Clapton ështe detyruar që t’i anulojë dy koncerte në Los Angeles, shkaku i bronhitit të rëndë.

71 vjeçari kërkoi falje që i shtyu këto koncerte pas urdhrave të mjekut, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

“Shkaku i bronhitit të rëndë dhe bazuar në këshillat e mjekut, Eric Clapton, do t’i ricaktojë dy koncerte në The Forum të Los Angeles-it”, thuhej në një komunikatë në emër të kitaristit.

“Atij i vjen keq t’i zhgënjejë fansat e tij, por ai  mezi pret për këto koncerte”.

“Blerësit e biletave mund t’i shfrytëzojnë këto bileta për datat e reja, ose paratë do t’iu kthehen në pikat e blerjes”, thuhej ndër të tjera në deklaratë”.

lajme të ngjashme