Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sëmundjet e përhapura: Zemra e kanceri, i mbyti kosovarët (VIDEO)

NULL NULL
07.04.2026 20:26

Në Kosovë, sëmundjet e zemrës dhe ato malinje janë shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së qytetarëve, sipas të dhënave të IKShPK-së.

Sëmundjet kardiovaskulare renditen të parat, të ndjekura nga tumoret, ndërsa diabeti bën pjesë tek 10 sëmundjet kronike më të shpeshta, raporton Klan Kosova.

Një faktor tjetër që rrit vdekshmërinë është ndotja e ajrit, përfshirë ndotësit kimikë në hapësirat e brendshme të shtëpive, duke i ekspozuar më së shumti gratë dhe fëmijët.

Këto të dhëna u publikuan në Ditën Botërore të Shëndetit, e cila shënohet që nga 7 prilli 1950 dhe përkon me themelimin e OBSh-së.

Mësoni më shumë në kronikën më poshtë:

lajme të ngjashme