Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sëmundja e veshkave: Më e reja me dializë 24 vjeçe, me e vjetra 81 (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 07.01.2025 20:37

Mbi 800 qytetarë në vend i nënshtrohen procedurës së dializës të cilët vuajnë nga sëmundja kronike e veshkave.

Vetëm në klinikën e Nefrologjisë në QKUK trajtohen mbi 200 prej tyre, ndërsa nga viti në vit vërehet rritja e rasteve me hemodializë, raporton Klan Kosova.

Drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë, Mimoza Berbatovci Ukimeraj, në lidhje me këtë tha se mosha më e re për momentin e pacientit që është në program të hemodializës sipas saj, është 24-vjeçe, ndërsa mosha më e madhe 81.

Sipas nefrologes, duhet shtuar informimi dhe vetëdijesimi ndaj organit të veshkës, meqë hipertensioni dhe diabeti i pazbuluar me kohë apo i patrajtuar mirë dhe një mori faktorësh tjerë, bëjnë që veshkat ta humbasin funksionin e tyre.

Ndiqeni kronikën në vijim:

lajme të ngjashme