Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Selmani: Kumanova ishte skenar ogurzi i pushtetit (VIDEO)

NULL NULL
11.05.2015 19:17
Naser Selmani: Sulmi i konvenon Gruevskit. Pushteti në Maqedoni është pushtet totalitar dhe i lidhur me Serbinë. Ky është një skenar ogurzi i qeverisë se Maqedonisë dhe në të janë të përfshirë edhe dy partitë shqiptare.

Analisti nga Shkupi, Naser Selmani ka thënë se konflikti i ndodhur në Kumanovë ka qenë një skenar i Qeverisë së Maqedonisë me qëllim të mbrojtjes së pushtetit.

“Nuk ka asnjë dilemë së ky është një skenar ogurzi i qeverisë se Maqedonisë dhe qëllimi i vetëm është që të mbrojnë pushtetin e tyre”.

“Ata janë përballuar me një situatë ose të japin dorëheqje dhe të shkojnë ne gjykatë, ose të nisin një konflikt të ri, një luftë civile në Maqedoni”.

Ai duke folur në emisionin Info Magazinë të Klan Kosovës, ka thënë se një konflikt i tillë i shkon për favor kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevskit, i cili ka vendosur një pushtet totalitar.

“Ky sulm i konvenon Nikola Gruevskit. Ose ai do përgjigjet për përgjimin e 20 mijë qytetarëve, për shkeljen e rendit kushtetues, keqpërdorimin e shërbimit sekret, kontrollin e medieve. Pushteti në Maqedoni është pushtet totalitar që mund të shkaktojë luftë civile vetëm për ta mbajtur pushtetin e vet”.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoni, Naser Selmani, ka folur edhe për rastin “Monstra”.

“Frikën më të madhe pushteti e ka në rastin ‘Monstra’. Ka dëshmi se vrasjet e maqedonasve nuk i kanë kryer shqiptarët që ende po mbahen nga autoritetet, por thuhet se ka qenë vrasje e porositur”.

Sipas Selmanit, tendenca e pushteti maqedonas është përçarja e maqedonëve me shqiptarë atje dhe në përgatitje të skenarëve të tillë, bëjnë pjesë edhe disa parti shqiptare.

“Mesazhi i Gruevskit është ky:  ‘Hajde ne t’i harrojmë mosmarrëveshjet mes veti sepse kërcënimi është te shqiptarët, hajde t’i qërojmë hesapet me shqiptarët e pastaj merremi vesh’. Fatkeqësisht në këtë skenar janë edhe dy partitë shqiptare të cilat nuk arrijnë t’i parandalojnë këto skenare kundër shqiptarëve. Ose nuk dinë ose nuk munden ose nuk guxojnë”, ka deklaruar Selmani.

Analisti Selmani tha se futja e grupit të armatosur në Maqedoni u lejua qëllimisht dhe se pushteti maqedonas është skajshmërisht i lidhur me shtetin serb.

“Këtu shërbimi informativ ose nuk ka dashur ta bëjë këtë punë, ose nuk ka mundur. Nuk janë këtu 2-3 persona por 40 veta. Si është e mundur të kalojnë 30-40 kilometra deri në Kumanovë dhe të mos vërehet nga askush deri vonë? Po të mos ishte tragjedi, do të ishte qesharake”.

“Unë mendoj që establishmenti maqedon nuk dëshiron të shkoj në NATO, në BE, por janë të lidhur me Serbinë, funksionon si Republikë e Serbisë”, tha analisti Selmani.

Arsye kryesore pse ndodhë gjithë ky konflikt në këtë pjesë të territoreve shqiptare Selmani mendon se janë polet e kundërta që grupe të caktuar, në Maqedoni, Kosovës, Mal të Zi e Serbi, mbajnë.

“Vija e zjarrit në mes Rusisë dhe Amerikës në Ballkan kalon nëpër Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Serbi – po e citoj sekretarin e shtetit amerikan. Unë mendoj se disa struktura politike janë vendosur nën interesin rus. Kosova duhet të na ndihmojë të faktorizohemi, Kosova na e solli Ali Ahmetin në Maqedoni, e ata që na e sollën Ali Ahmetin në Maqedoni janë miqtë e rusëve”.

“Rusët kërcënojnë qartë nëse Gruevski dhe Ahmeti bien në Maqedoni, do të plasë lufta civile. Opozita duhet ta rrëzojë me protesta këtë pushtet. Nëse edhe një herë ndodh një konflikt i tillë në Maqedoni, unë dyshoj se pastaj do të ekzistojë Maqedonia”.

 

Video e plotë e intervistës me Naser Selmanin.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.