Selmanaj: Do të aplikojmë Vetting periodik NULL NULL 02.02.2021 22:23 02.02.2021 22:23 Kandidati për deputet i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se në fokus kryesor në programin qeverisës kanë fuqizimin e shtetit të së drejtës. Ai ka thënë se këtë e synojnë ta arrijnë përmes procesit të Vettingut, por jo të atij klasik, njofton Klan Kosova. “Ne do të nxjerrim ligjin i cili ka të bëjë kryesisht me kontrollin e integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në mënyrë që mos ta stagnojmë procesin e drejtësisë, sepse Vettingu klasik në vendet tjera ka shkaktuar bllokadë. Pastaj, do të jetë Vetting periodik kur e kalon prej Gjykatës Themelore në Apel apo në Supreme dhe atëherë të krijohet njëfarë komoditeti ku “unë mund të abuzoj” – për këtë ne kemi menduar Vetting periodik të performancës dhe integritetit gjatë ushtrimit të profesionit”. Selmanaj në Rubikon ka thënë se e kanë në plan që matjen e integritetit ta bëjë një autoritet përgjegjës i përzgjedhur nga Këshilli Prokurorial dhe Gjyqësor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 20/06/2025