Selimi i bindur për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO NULL NULL 10.09.2015 12:42 10.09.2015 12:42 Zëvendësministri i jashtëm, Petrit Selimi ka vizituar Romën dhe Vatikanin në kuadër të lobimit të shtetit kosovar për të siguruar mbështetjen nga Selia e Shenjtë dhe Italia për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe Italia janë në anën tonë në betejën që po zhvillojmë prej disa muajsh për t’u bërë pjesë e UNESCO-s. Beteja do të jetë e vështirë, por ne do t’ia dalim,” tha zëvendësi i shefit të diplomacisë kosovare , Hashim Thaçit në një intervistë dhënë agjencisë së njohur italiane të lajmeve ANSA. Këto deklarata Selimi i bëri vetëm disa ditë para mbledhjes së Bordit Ekzekutiv të kësaj agjencie të OKB-së ku do të vendoset nëse do të përfshihet kandidatura e shtetit të vogël ballkanik në rendin e ditës dhe e cila më pas do të votohet në seancën plenare në nëntor, transmeton Klan Kosova.