Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Selimi: 49 milionët janë rezultat i punës dhe progresit

NULL NULL
19.09.2017 09:18
"Këto 49 milionë janë rezultat i punës dhe progresit. Ka plot shtete tjera që nuk janë fare pjesë dhe nuk kanë të drejtë për t'i përfituar këto fonde, sepse nuk kanë bërë punë të mjaftueshme në këtë drejtim"

Petrit Selimi, koordinator në Zyrën për Sfidat e Mijëvjeçarit, ka thënë se fondet që ka marrë Kosova janë tregues se vendi ka bërë përpara në fusha me rëndësi për të qenë një shtet i qëndrueshëm dhe i drejtë.

Ai ka deklaruar se nëse vendi vazhdon të përmirësojë sundimin e rendit dhe të ligjit si dhe të rrisë luftën kundër korrupsionit, njofton Klan Kosova.

“Ka dy lloje fondesh për të cilat duhet kaluar notat. Kosova e ka kaluar testin për marrjen e një tipi të fondeve, që është parapërgatitje për tipin tjetër të fondeve. Kështu vendi mund të kualifikohet për mjete tjera nëse punohet dhe arrihet progres i mëtutjeshëm”.

“Këto 49 milionë janë rezultat i punës dhe progresit. Ka plot shtete tjera që nuk janë fare pjesë dhe nuk kanë të drejtë për t’i përfituar këto fonde, sepse nuk kanë bërë punë të mjaftueshme në këtë drejtim”. /klankosova.tv

lajme të ngjashme