9:00, 9 Tetor 2019

Selena Gomez nuk është përpjekur që t’i mbulojë papërsosmëritë e saj.

Këngëtarja e “Come and Get It” ka postuar një selfie ku është pa grim – ajo është krejt natyrale, madje shihet se në fytyrë ka edhe disa shenja dhe puçrra.

“Unë, gjatë gjithë kohës”, ka shkruar ajo poshtë fotografisë e cila tashmë ka mbledhur më shumë se 7.5 milionë pëlqime.

Fotografia që e shfaq këngëtaren 27 vjeçare krejtësisht natyrale është bërë fotografia e saj e dytë nga më të pëlqyerat në llogarinë e saj në Instagram, derisa në vend të parë qëndron fotografia me Anna Collins që i ka gati 9 milionë pëlqime.

Kjo fotografi duket se përpos që mori shumë pëlqime, edhe inspiroi shumë nga ndjekësit e këngëtares.

“Më pëlqen gjithçka e jotja Selena Gomez. Je një frymëzim për shumë njerëz”, ka shkruar një komentues.

“Ke qenë një burim inspirimi për shumë prej nesh. Të duam, Selena. Falemnderit për sinqeritetin dhe që gjithmonë ndan me ne edhe momentet e tua që nuk janë shumë të mira”, ka shkruar një fans tjetër.

View this post on Instagram

Me, all the time

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez) on

Gomez ka qenë shumë e hapur për përdorimin e limituar të Instagramit, pavarësisht që ajo është personi i katërt me më së shumti ndjekës në këtë rrjet social – pas Ariana Grande, Cristiano Ronaldo dhe Dwayne “The Rock” Johnson.

“Për gjeneratën time, veçanërisht, rrjetet sociale kanë qenë një tmerr i vërtetë. E kuptoj se është e mrekulluehsme ta përdorësh si platformë, por më frikëson kur e shoh se sa të ekspozuar janë vajzat dhe djemtë e rinj. Mendoj se është diçka me shumë rrezik”, ka thënë ajo duke shtuar se ajo nuk bën shumë postime “të kota”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë