Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Selena Gomez tregon shkakun se pse e ka të pamundur të dalë në takime dashurie

NULL NULL
13.03.2021 09:53

Selena Gomez është single prej shumë kohësh dhe siç mund ta keni parasysh, pandemia e ka vështirësuar edhe më procesin e gjetjes së shpirtit binjak.

Gjithsesi, së fundmi Gomez është parë në krahët e një burri- që në fakt është Aaron Dominguez, kolegu që luan krah saj në serialin e ri “Only Murders in the Building” që po xhirohet aktualisht.

Mjaftuan vetëm dy foto të shkrepura nga paparacët që njerëzit të arrinin në konkluzione të pavërteta. Dhe sipas Selena-s ky është pikërisht shkaku pse e ka thuajse të pamundur të dalë në takime dhe të ketë marrëdhënie normale.

“Ne sapo kishim filluar të punonim bashkë. Seriozisht kur dëgjova këto thashetheme mendova me vete që ja pse s’është çudi që djemtë s’duan të dalin me mua. Mendoj që atyre ju interesoj vetëm sepse jam e re dhe sa më shumë rritem, aq më pak do t’i interesoj. Kjo është një pjesë e punës që s’e pëlqej fare. Gjithsesi jam shumë në rregull me faktin që tani për tani nuk jam e përfshirë me askënd”, u shpreh ylli i Disney-it gjatë një interviste për The Los Angeles Times.

Pasi Gomez pa që paparacët po vazhdonin të merreshin me të dhe kolegun e saj, i përshëndeti me një gjest të tillë që përfundoi me foton më virale të momentit.

“Dikush po tregohej i paedukatë dhe s’më pëlqejnë fare njerëzit që e bëjnë këtë. Unë jam shumë njeri modest deri në momentin që ti tregon mungesë respekti. Ndoshta s’isha në kohën time më të mirë, por bëra atë që duhej bërë. Prandaj mos i flisni njerëzve keq”, kishte thënë Gomez, shkruan anabelmagazine.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.