Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sekuestrohen rreth 1,000 kilogramë produkte ushqimore të kontrabanduara

NULL NULL
11.09.2022 17:02

Rreth 1000 kilogramë produkte ushqimore janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës, pasi ishin në një automjet i cili ishte duke i kontrabanduar ato në regjionin e Prizrenit.

Në njoftimin e Doganës, thuhet se për këtë rast ka filluar procedura kundërvajtëse.

“Në regjionin e Prizrenit, respektivisht segmenti Vermicë – Prizren, njësitet antikontrabandës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë, pas ekzaminimit janë gjetur mallra pa dokumentacion përcjellës, pra mallra të kontrabanduara në Kosovë”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.

lajme të ngjashme