Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sekuestrohen disa paketime të barnave pa banderola në Prizren

NULL NULL
06.07.2024 09:57
Barnatoret
Foto ilustruese.

Janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime të barnave medicinale pa banderola.

Policia ka bërë të ditur se bëhet fjalë për 84 artikuj me gjithsej 266 paketime medicinale të ndryshme  me origjinë nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, përcjell Klankosova.tv.

“Njësiti relevant policor, në përkrahje të inspektoriatit farmaceutik, me datën 05.07.2024 ka bërë një inspektim në një barnatore pronë e të dyshuarit mashkull kosovar dhe gjatë inspektimit kanë hasur në paketime të barnave medicinale pa banderola, të cilat barna janë sekuestruar nga inspektorati farmaceutik”.

“Sasia e barërave të konfiskuara është: 84 artikuj me gjithsejtë 266 paketime  medicinale të ndryshme  me origjinë nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Me rekomandim të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme