Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sekuestrohen armë e fishekë në Zveçan

NULL NULL
07.06.2024 10:27
policia e kosoves veri
Policia e Kosovës në kufirin me Serbinë mbi fshatin Banjskë. Elshani tha: “Situata nuk është e mirë”. Foto: The Telegraph

Policia e Kosovës ka sekuestruar në Zveçan disa armë bashkë me municione.

E të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor, e që të dy janë liruar në procedurë të rregullt, njofton Klankosova.tv.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë sekuestruar: një armë e gjatë zjarri, një pushkë gjuetie, një armë e tipit Karabinë dhe 29 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë e tipit Karabinë dhe 199 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

 

lajme të ngjashme