Sekuestrohen 10 telefona në burgun e Durrësit, përdoreshin nga të dënuarit në qeli NULL NULL 29.05.2025 13:07 29.05.2025 13:07 Në burgun e Durrësit janë kryer kontrolle. ABC News raporton se gjatë kontrolleve të kryera në ambientet e burgut, janë sekuestruar 10 aparate celulare, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të burgosurit. Ky aksion është ndërmarrë me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në kuadër të luftës kundër futjes dhe përdorimit të sendeve të paligjshme brenda institucionit.