Seksi ngadalëson plakjen tek gratë NULL NULL 13.07.2017 15:00 13.07.2017 15:00 Marrëdhëniet seksuale, të paktën një herë në javë, ngadalësojnë procesin e plakjes tek gratë, edhe në qoftë se nuk ju pëlqen intimiteti. Aktiviteti nën çarçafë rritë gjatësinë e telomeres tek femrat, është thënë në një studim të zhvilluar së fundmi. Telomeres janë si “kapakë” në fund të fijeve të AND-së Telomeret më të gjata lidhen me ngadalësimin e plakjes, rritjen e jetëgjatësisë dhe përmirësimin e shëndetit në përgjithësi. Telomeret tek gratë zgjaten përmes aktivitetit seksual të rregullt, pa marrë parasysh se a janë të kënaqura me lidhjet e tyre. Përveç kësaj studiues të ndryshëm besojnë që seksi ngadalëson plakjen edhe përmes uljes së stresit dhe fuqizimit të sistemit imunitar.