Sekreti për gjumë të qetë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sekreti për gjumë të qetë

NULL NULL
07/08/2015

Ndodh shpesh të themi se gjatë ditës ndihemi të lodhur, se nuk jemi në humor, apo se nuk kemi durim e dëshirën për të bërë punë. Gjithçka lidhet me gjumin. Nëse ky i fundit është i rehatshëm dhe bëhet ashtu siç duhet ju do shihni që gjithçka keni menduar më parë mund të rregullohet, raporton tvklan, transmeton Klan Kosova.

Ja se cilat janë rregullat që duhet t’i vendosni vetes për një gjumë të mirë:

Flini çdo natë në të njëjtën orë – Vini re se kur ndjeni lodhje në mbrëmje, e kur të mos i rezistoni dot më, atëherë shkoni në shtrat për të fjetur.

Zgjohuni në mëngjes gjithmonë në një orë fikse – Do shihni se nëse respektoni çdo natë orarin e gjumit, po në të njëjtën orë do zgjoheni çdo ditë, pa pasur nevojë për alarm.

Gjumë të shpejtë, për të rikthyer orët e humbura – Nëse ndodh që gjatë një dite nuk keni respektuar orarin e gjumit, atëherë rikuperojeni atë me dhjetë minuta. Do e shihni që do ndiheni më të freskët dhe më të çlodhur.

Jo gjumë, përpara gjumit –  Ndodh të “kapni mat” veten ndonjëherë e të shihni se jeni duke fjetur në divan gjatë orëve të mbrëmjes. Zgjohuni! Bëni diçka që t’ju vërë në lëvizje dhe jini të përpiktë me orarin që i keni çdo nate.