Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sekretari i përgjithshëm i EEAS vjen në Kosovë, do të bisedojë me liderët vendorë për çështjen e sigurisë

NULL NULL
30.05.2023 10:37
Charles Fries

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Charles Fries, ka ardhur në Kosovë, ku do të takohet me liderët institucionalë të vendit për të diskutuar në lidhje me zhvillimet politike dhe çështjen e sigurisë.

Fries paraprakisht u takua me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilin ndër të tjerash diskutuan për agjendën e sigurisë evropiane.

“Me kënaqësi e mirëpres zëvendëssekretarin e Përgjithshëm për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Charles Fries,  për vizitën e tij në Kosovë. Diskutuam zhvillimet politike, çështjet e sigurisë dhe agjendën evropiane të sigurisë”, thuhet në njoftimin e Szunyogut në Twitter.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.