Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së: Sulmi amerikan shkatërroi programin bërthamor iranian NULL NULL 22.06.2025 14:10 22.06.2025 14:10 Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, dhe Kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dan Caine, po informojnë shtypin rreth sulmit amerikan ndaj objekteve bërthamore iraniane gjatë natës. Hegseth e nisi fjalimin duke thënë se sulmet kishin për qëllim “degradimin” dhe “shkatërrimin” e aftësive bërthamore të Iranit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Ai thotë se sulmi “shkatërroi” programin bërthamor iranian, por nuk ndikoi te trupat apo civilët iranianë. Hegseth shtoi se shumë presidentë “ëndërronin t’i jepnin goditjen përfundimtare programit bërthamor të Iranit, por askush nuk mundi përpos Trumpit”. Tutje, ai tha se operacioni ndaj Iranit ishte “i guximshëm dhe brilant”. “Kur Presidenti Trump flet, bota duhet të dëgjojë”, thotë ai, duke shtuar se “asnjë vend tjetër përveç SHBA-së nuk mund ta kishte bërë këtë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kryeziu tregon se kur duhet presidentja t'i drejtohet Kushtetueses për moskonstituimin e Kuvendit 9 minuta më parë
Lajme Hasani: Serbia do të izolohet – do t’i duhet të zgjedhë mes Rusisë e Perëndimit (VIDEO) 12 minuta më parë
Kosova Rizgjedhja e Krasniqit në krye të PDK-së, Ahmeti: E vlerësoj guximin për të marrë përgjegjësi në kohë sfiduese 19 minuta më parë