Sekretari britanik bën thirrje për shtensionim dhe zgjidhje diplomatike mes Iranit dhe Izraelit NULL NULL 22.06.2025 21:16 22.06.2025 21:16 Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy, ka bërë të ditur se ka biseduar me homologun e tij izraelit dhe atë iranian. Lammy tha se gjatë bisedës me homologët e tij e ka theksuar nevojën për shtensionim të sitautës, teksa shtoi se bëri thirrje për zgjidhje diplomatike. “Sot kam folur me homologët e mi në Iran dhe Izrael për të theksuar nevojën për de-përshkallëzim. Kam bërë thirrje për një zgjidhje diplomatike dhe të negociuar për t’i dhënë fund kësaj krize”. “Irani nuk duhet të ketë kurrë një armë bërthamore. ShBA tani ka ndërmarrë veprime për të lehtësuar këtë kërcënim”, tha Lammy në një postim në “X”, transmeton Klankosova.tv. Britania e Madhe ka thënë se nuk është e përfshirë në sulmet që Amerika i ndërmori dje ndaj Iranit por se i përkrah ato. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pesë persona dyshohet se mbetën të lënduar nga aksidenti në Poklek të ri të Drenasit (VIDEO) 23/06/2025