Sekretari amerikan i Shtetit do të vizitojë Ballkanin NULL NULL 04.04.2025 18:12 04.04.2025 18:12 Sekretari i Shtetit Amerikan, Marco Rubio, mbërrin në Bruksel për takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, 3 prill, 2025. Foto: AP Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, po planifikon të zhvillojë një vizitë në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kështu së paku ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, raporton Klankosova.tv. Në një postim në platformën X, ai tha të jetë takuar me Sekretarin Rubio në margjina të Forumit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s në Bruksel, ku MPJ-ja malazeze thotë t’i kenë shkëmbyer qëndrimet e tyre mbi çështje kyçe rajonale dhe bilaterale. “Sekretari Rubio ndau planet për vizitë në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Malin e Zi, e cila do të jetë një mundësi e vlefshme për thellimin e marrëdhënieve strategjike dhe për të riafirmuar angazhimin për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe”, tha MPJ-ja malazeze në X. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 4 orë më parë