Sejdiu nuk e kursen ish-partinë: Vetëvendosjen nuk e njoh më (VIDEO) NULL NULL 07.08.2025 19:04 07.08.2025 19:04 Analisti Dardan Sejdiu sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova nuk e ka kursyer ish-partinë e tij, duke thënë se VV-në nuk e njeh më. Ai u shpreh gjithashtu se sheh sjellje jashtëzakonisht turpëruese të ministrave, “Unë Vetëvendosjen më nuk e njoh. Nuk e njoh, cila është aspirata e saj politike, a është shteti zhvillimor, nuk është, a është shteti i së drejtës, nuk është. Shoh sjellje jashtëzakonisht turpëruese të ministrave, do të thotë nuk e njoh Vetëvendosjen si organizatë”. “Një organizatë me parime, me program, me angazhim të guximshëm, me kauza të qarta, në një organizatë e cila është shndërruar në burokrat të frustruar, e kjo një lëvizje goxha problematike tashmë për mua”, u shpreh Sejdiu./Klankosova.tv