Sejdiu: Kurti po e rrit kapitalin e vet brenda për presionin që do t’i vijë për marrëveshjen me Serbinë NULL NULL 31.03.2022 22:03 31.03.2022 22:03 Për analistin politik Dardan Sejdiu, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Alekasandar Vuçiq, janë duke ndërtuar dinamika që i pozicionojnë për ditët pas zgjedhjeve në Serbi. Sejdiu tha se kryeministri Kurti ka vendosur një tjetër qasje ndaj dialogut me Serbinë, e që, sipas tij, kjo i krijon përkrahje të madhe brenda në Kosovë. “Kjo përkrahje në Kosovë është ndërtim i një krediti, i cili është i domosdoshëm për dialogun dhe presionin që do t’i vijë pas kryerjes së zgjedhjeve në Serbi”. “Kurti, me vëmendje dhe mjeshtëri të jashtëzakonshme, është duke e ngritur kapitalin e vet brenda karshi dialogut dhe pozicionit që do ta ruajë karshi ndërkombëtarëve, kur të vijnë me presion për një lloj marrëveshje me Vuçiqin”, ka thënë Sejdiu në Rubikon në Klan Kosova. Më tej, Sejdiu tha se përderisa opozita në Kosovë është e qetë, pozicioni i Kurtit në raport me Serbinë e bën çdo temë tjetër totalisht të parëndësishme. “Kurti në mënyrë mjeshtërore po e bën këtë punë, edhe për t’u mos u parë çështjet e tjera por edhe po përgatitet mjeshtërisht për dialogun dhe presionin që do të vjen”, ka thënë Sejdiu. Sejdiu më tej tha se Vuçiqi është përfaqësues i një shteti, i cili sipas tij, në aspektin gjeopolitik është tepër i rëndësishëm edhe për ShBA-në edhe për BE-në, e kjo rëndësi, sipas Sejdiut, shpërfaqet edhe më kur Serbia ka potencial për të shkaktuar kriza dhe për ta lejuar Rusinë që të futet në rajon. “Këto pozicionime, e kanë një problem. Në real-politikë dhe në Ballkan, jo gjithherë këto termat e eskalimeve përfundojnë pa ndonjë fërkim edhe fizik. E, ky është problemi me të cilin ne duhet të ballafaqohemi edhe kur mund të eskalojë”. “Tërheqja e Listës Serbe, protesta e tyre në veri, deklarimet e pretendentëve tjerë në zgjedhje, tregojnë se në Serbi ende ka apetit për këso narrative publike”, ka thënë Sejdiu, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025