Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes (VIDEO) NULL NULL 05.03.2025 22:29 05.03.2025 22:29 Procesi zgjedhor i 9 shkurtit, sonte u komentua edhe nga analisti politik Dardan Sejdiu. Sejdiu i cili ka qenë në të kaluarën i angazhuar në Lëvizjen Vetëvendosje, i dha vlerësimet e tij rreth këtij subjekti politik. Ai theksoi se LVV-në e sheh më ndryshe. “Prej një organizate super-produktive e cila ka prodhuar politikë publike në më mënyrë intensive, ka pasur tekst, ka pasur mendim për çdo çështje, e ka pasur të elaboruar mire. Këto gjashtë vite VV-ja është shndërruar në një organizatë komplet tjetër”, deklaroi ai në Klan Kosova. Sipas tij, Vetëvendosje, ka ndjellur urrejtje dhe ndasi në shoqëri. Dardan Sejdiu, shtoi se e sheh Glauk Konjufcën si lider të ardhshëm të LVV-së/ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 27/06/2025