Seferi: Vuçiqi kësaj here e futi Kosovën edhe në betimin për president NULL NULL 02.06.2022 23:24 02.06.2022 23:24 Gazetari Idro Seferi, i cili përcjell ngjarjet politike në Serbi, deklaron se shpesh në Prishtinë e Beograd kur ministrat ose pjesëtarë të qeverisë pyeten për ndonjë aferë, ata e përdorin momentin e dialogut mes këtyre dy shteteve ose ndonjë gjendje tjetër tensionuese për të shmangur përgjigjen dhe se kjo gjë është bërë e zakonshme. Duke folur për emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai po ashtu u shpreh se interesante ishte që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e kishte futur Kosovën edhe në fjalimin e tij kur e dha betimin, duke deklaruar që Kosovën do ta ruaj si pjesë përbërëse të Serbisë. “Ai tha që do të ketë edhe presion shumë të madh, sepse kriza në Ukrainë e ka ndryshuar gjeopolitikën në botë dhe kjo është një sfidë për qeverinë e Serbisë. Por ndryshimi në gjuhë ishte pjesa më interesante. Në fjalimin e Vuçiq ishte edhe pjesa kur tha që Serbia duhet të merret me sanksione ndaj Rusisë, por do ta kërkojnë ndihmën e parterëve të BE-së që ta bëjnë këtë. Serbia e ka përdorur në vazhdimësi edhe Asociacionin për ta paraqitur Kosovën fajtore për mosvazhdimin e dialogut”. “Suksesi më i madh i Serbisë është tentimi për ta minuar formësimin e shtetësisë së Kosovës. Edhe në Këshillin e Evropës do të përmendet manastiri, nëse do vijë momenti për të votuar, po ashtu edhe Asociacioni dhe çështje të tjera për ta penguar Kosovën dhe për ta zgjatur status quo-në”, përfundoi Seferi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 29/06/2025