Serbia i frikësohet Shqipërisë së Madhe NULL NULL 14.05.2015 10:58 14.05.2015 10:58 Kryetari i Këshillit për Kontroll të Shërbimeve të Sigurimit të Kuvendit serb, Momir Stojanoviq, konsideron se – krahas ekstremizmit dhe terrorizmit ndërkombëtar – rreziku kyç nga aspekti i sigurisë për Serbinë është realizimi i projektit të “Shqipërisë së Madhe”. Stojanoviq për numrin e sotëm të “Veçernje novosti” ka thënë se s’përjashtohet që vala e terrorizmit, e nisur nga Maqedonia, të derdhet edhe në Serbi, edhe pse institucionet e vendit i kanë ndërmarrë të gjitha masat preventive nga aspekti i operativës dhe kundërzbulimit. Sipas tij, rrezik më të madh potencial paraqet rajoni i Luginës së Preshevës dhe se ai është një pikë me rëndësi strategjike. “Nëpër të kalon komunikimi kyç rrugor dhe hekurudhor, ndërsa planifikohet edhe gazsjellësi ‘Rrjedha turke’. Është e mundur që fuqitë e mëdha të cilave nuk u konvenon ai projekt të kenë goditur hallkën më të dobët të zinxhirit – Maqedoninë. Serbia duet të ketë kujdes që, duke luftuar për veriun e Kosovës e Metohisë, të mos e humbë jugun e Serbisë qendrore”, ka thënë ai. I pyetur se kush vërtet drejton me terroristët, Stojanoviq ka thënë se “nuk është sekrt” se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “për çështjet e kreimit të politikës në Ballkanin Perëndimor, mbështeten te korpusi shqiptar”. “Amerika nuk e ka problem realizimin e ‘Shqipërisë së Madhe; sepse kjo nuk është kërcënim për sigurinë e tyre dhe për interesat e tyre. Në anën tjetër, Bashkimi Evropian frikohet nga ‘Shqipëria e Madhe’ sepse ky projekt paraqet burim të jostabilitetit në këtë pjesë të botës”, ka thënë ai. Sipas Stojadinoviqit, të gjithë politikanët shqiptarë në rajon janë “një tru”. “Ndarja mes tyre është e tillë që njërët dërgojnë mesazhe paqësore, ndërsa tjerët radikale dhe ekstreme. Dhe si me buton janë të gatshëm t’ua shkelin syrin terroristëve për t’u nisur në aksion kur duhet. Edhe atë, kur atyre t’ua shkelë syrin dikush nga anash”, ka thënë gjenerali Stojanoviq. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025