Sebastian Vettel dhe Ferrari ndajnë rrugët! NULL NULL 12.05.2020 09:30 12.05.2020 09:30 E ardhmja e Sebastian Vettel në Formula 1 përtej fundit të vitit 2020, është hedhur në dyshim. Kjo pasi njoftohet që gjermani dhe Ferrari, do të ndajnë rrugët në fund të vitit, përcjellë Klan Kosova. Vettel dhe Ferrari kanë qenë në bisedime për disa muaj në lidhje me zgjatjen e kontratës, me drejtorin e Ekipit Mattia Binotto duke thënë se kampioni i katër hertë në botë, ishte zgjedhja e tij numër një. Megjithatë, ata nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord për një marrëveshje të re, duke çuar në njoftimin e sotëm. “Marrëdhënia ime me Scuderia Ferrari do të përfundojë në fund të vitit 2020”, tha Vettel. “Në mënyrë që të merrni rezultatet më të mira të mundshme në këtë sport, është jetike për të gjitha palët të punojnë në harmoni të përsosur’’, shtoi ai, përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Erdhi, pa, fitoi - debutimi magjik i Joao Pedros çon Chelsean në finalen e Botërorit 9 orë më parë