Seanca e 36-të: Nesër përpjekja e radhës drejt konstituimit NULL NULL 22.06.2025 14:05 22.06.2025 14:05 Të hënën në orën 11:00 mblidhet sërish Kuvendi i Kosovës me të njëjtën arsye –konsituimin. Nesër regjistrohet tentativa e 36-të ku deputetët e zgjedhur do të tentojnë ta funksionalizojnë parlamentin, njofton Klankosova.tv. Seanca e 35-të që u zhvillua të shtunën, dështoi me të njëjtën arsye, mosvotimi i komisionit të fshehtë për votimin e kreut të Kuvendit të Kosovës. Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrirjaj tha të shtunën pas dështimit të seancës se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës po bëhet qëllimshëm nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Reprizë, reprizë, reprizë – as në seancën e 35-të nuk ka konstituim të Kuvendit (VIDEO) “Më besoni që më vjen keq që është e 35-ta herë që po tentohet të zgjidhet kryeparlamentare, dhe ne nuk e shohim fare një angazhim të Lëvizjes Vetëvendosje për sigurimin e 61 votave për kryeparlamentaren, dhe po shihet qartë një abuzim i një të drejte që ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese dhe ajo e drejtë iu dha partisë së parë për të propozuar kandidaten për kryeparlamentare”. Kurse, deputeti i betuar i LDK-së, Besian Mustafa tha se përgjegjësia e plotë bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton Klankosova.tv. “Sot pamë edhe një herë një tentim për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të konstituuar Kuvendin e për të vazhduar pastaj për konstituimin e qeverisë dhe organeve të tjera shtetërore. Fatkeqësisht, Kuvendi edhe kësaj radhe, ose partia që ka shumicën në ulëset e Kuvendit nuk arriti që të krijojë një shumicë për të konstituuar Kuvendin”, u shpreh Mustafa. Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i bëri thirrje publike Lëvizjes Vetëvendosje për reflektim, duke shtuar se Kosova është buzë kolapsit. Ndër tjerash, deputetja e PDK-së tha se egoja e Kurtit është më e madhe se Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 1 day
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 1 day