“Së shpejti një risi”, a po vjen kënga e re nga Ferki Shala dhe “Fisnikët”? NULL NULL 21.11.2025 15:38 21.11.2025 15:38 Këngëtari mitrovicas Ferki Shala ka ngjallur kureshtje tek publiku me një fotografi të publikuar në faqen e tij në Facebook, ku shihet së bashku me Agim Gërgurin, frontmenin e grupit të njohur rock “Fisnikët”. Me këtë postim, Shala ka paralajmëruar se diçka e re po vjen së shpejti, por pa dhënë detaje të tjera, raporton Klankosova.tv. Kjo ka bërë që fansat të hamendësojnë nëse dy artistët e njohur të skenës vendore janë duke përgatitur një këngë të re. Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se çfarë surprize po përgatisin.