Së shpejti mund t’i shikojmë televizionet drejtpërdrejtë përmes Youtube NULL NULL 01/03/2017 01/03/2017 Youtube në fillim ishte krijuar për të publikuar dhe shikuar video por secilin vit ajo po zgjerohet me synimet dhe shërbimet që i ofron. Pritet që në fund të këtij viti Youtube, përkatësisht Google ta shtojë mundësinë e transmetimit të drejtpërdrejtë të programeve televizive në Youtube, shkruan New York Post, transmeton Klan Kosova. 40 shërbime të kanaleve televizive do të jenë në dispozicion në këtë ueb-faqe për vetëm 35 dollarë në muaj. Kjo shumë mujore po ashtu mbulon gjashtë llogari. Për më tepër, oferta e YoutubeTV është përgjysmë më e lirë se oferta e AT&T-së e quajtur DirectTV Now. ABC, CBS, NBC dhe Fox janë disa nga rrjetet e famshme televizive që do të shfaqen në Youtube.
Kosova Deputeti Zenka: Abazoviqit sot i ka rënë në mend se është shqiptar, shpresojmë të rrëzohet (VIDEO) 3 minuta më parë
Futboll Gazeta kroate: Lojtarët e FC Ballkanit vlejnë sa një mbrojtës i Hajdukut, por si skuadër bëjnë mrekulli 23 minuta më parë