“S’e kam lexu”, “S’ia vlen të lexohet” – Sveçla e Bahtiri komentojnë Qeverinë e Unitetit të Abdixhikut NULL NULL 13.06.2025 11:16 13.06.2025 11:16 Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se nuk e ka lexuar planin 15 pikësh të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për Qeverinë e Unitetit, transmeton klankosova.tv. “Nuk e kam lexuar fare”, u shpreh Sveçla para medieve, pak para nisjes së seancës së 31-të konstituive. Edhe, kolegu i tij partiak, deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri ishte po ashtu i shkurtër. “Valla nuk ia vlen hiç të lexohet”, shtoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.