Scott Skiles, trajneri i ri i Orlandos - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Scott Skiles, trajneri i ri i Orlandos

NULL NULL
30/05/2015
Scott Skiles, ish-trajner i Chicago Bulls, do të jetë trajneri i ri i Orlando, që nuk ka marrë pjesë në play off-in e NBA që nga viti 2012, bëri të ditur klubi.

Skiles, 51 vjeç, do të zëvendësoje James Borrego, që ishte emëruar përkohësisht pas shkarkimit te Jacque Vaughn në shkurt të 2014.

Orlando e përfundoi sezonin 2014-15 me një bilanc prej 25 fitoresh dhe 57 humbjesh, transmeton AFP.

“Ekipi ynë do të përfitojë shumë nga përvoja e madhe e Scott, i cili aplikon një basketboll inteligjent dhe fizik”, u shpreh menaxheri i përgjithshëm i Orlando, Rob Hennigan.

Skiles nuk ka drejtuar ekipe të NBA që pas largimit të tij nga Milëaukee në janar të 2013 pas nisjes së dobët te sezonit.

Veç Milwaukee nga 2008 – 2013, ai ka qenë trajner i Phoenix (1999-2002) dhe Chicago (2003-07), duke patur një bilanc të përgjithshëm prej 443 fitoresh dhe 433 humbjesh.

Gjate karrierës së tij si lojtar, ai ka luajtur 600 ndeshje në NBA në 10 sezone me Milwaukee, Indiana, Orlando, Washington dhe Philadelphie, duke shënuar mesatarisht për çdo ndeshje 11,1 pike.

Orlando, i krijuar ne 1989, ka luajtur dhe ka humbur ne dy finale te NBA në 1995 e 2009.