Scott Eastwood i bashkohet “Fast 8”! NULL NULL 11.04.2016 20:50 11.04.2016 20:50 Scott Eastwood do të luaj një karakter të ri në filmin e ardhshëm të Fast 8! Aktori 30-vjeçar ka konfirmuar lajmin në një post të gjatë në llogarinë e tij në Instagram, transmeton Klan Kosova. “Është e vështirë të gjej fjalë se sa në qejf jam për filmin e ardhshëm Fast & Furious. Për mua, seritë janë shumë më shumë se vetëm një ekskluzitivitet. Kjo është një trashëgimi. Këta aktorë të mëdhenj që kanë qenë së bashku për aq kohë, janë bërë një familje. Unë me mezi po pres për t’u bashkuar me ata”, tha Scott. “Paul Walker ishte një mik i ngushtë i imi. Ne udhëtonim së bashku, kalonim kohë së bashku, ai ishte një model dhe figurë e madhe në jetën time kur unë isha i ri. Ai ende është. Ishte vëllau im i madh. Për mua, të jem në familjen e FAST është një ëndërr e realizuar. Vin – faleminderit për mbështetjen e madhe që më jep, Paul – do të të bëjë krenar!”.