Schurrle mungon ndaj Eintrachtit? NULL NULL 11/08/2015 11/08/2015 Trajneri i Wolfsburgut, Dieter Hecking mund të mos e ketë në dispozicion për ndeshjen e parë të kampionatit, ish lojtarin e Chelsea, Andre Schurrle. Andre Schurrle mund të mungojë në ndeshjen e parë të Wolfsburgut në Bundesliga ndaj Eitracht Frankfurtit. Reprezentuesi gjerman pritet të jetë lojtari kryesor i Wolfsburgut sezonin e ri, pas kthimit në atdhe. Me spekulimet që e lidhin Kevin De Bruyne me Manchester Cityn, Wolfsburg duhet të jetë i brengosur për gjendjen e Schurrles. “Kam probleme në të të dy kofshët”, tha Schurrle. “Mbetet të shihet çka në fakt është”. Drejtori sportiv i Wolfsburgut, Klaus Allofs, megjithatë tentoi të jetë më pozitiv: “Të mos e dramatizojmë; të shpresojmë që asgjë nuk është serioze”.