Schumacher i paarritshëm, Verstappen dështon t’ia thyejë njërin nga rekordet NULL NULL 18.09.2023 13:30 18.09.2023 13:30 Michael Schumacher mbetet piloti i vetëm në histori me një vend në podium në të gjitha garat në një sezon të Formula 1. Kjo pasi piloti i Red Bullit, Max Verstappen, e zuri pozitën e pestë, në Grand Prixin e Singaporit. Holandezi nuk ishte i disponuar për garë gjatë ditës së djeshme, me Ferrarin që korri fitoren e parë në këtë kampanjë. Carlos Sainz ishte i mrekullueshëm në pistë, duke e mbajtur vendin e parë nga fillimi deri në fund të garës. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.