Scholz: Putini nuk më ka kërcënuar as mua, as Gjermaninë NULL NULL 05.02.2023 18:45 05.02.2023 18:45 Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë kërcënim nga presidenti rus Vladimir Putini, në bisedat e tij telefonike që i kishte me të. Këtë deklaratë Scholz e ka bërë në një intervistë për gazetën e së dielës “Bild am Sonntag”. Ish-kryeministri britanik Boris Johnson, duke folur për BBC për një dokumentar në fillim të kësaj jave, tha se lideri rus e kishte kërcënuar atë me një sulm raketor që do të zgjaste vetëm një minutë. Mirëpo këtë deklaratë të Johnsonit Kremlini e quajti gënjeshtër. Scholz tha se bisedat që ai pati me Putinin e bënë të qartë se ata kishin pikëpamje shumë të ndryshme për luftën në Ukrainë, të cilën Rusia e quan një “operacion special ushtarak”. “Unë ia bëj shumë të qartë Putinit se Rusia ka përgjegjësinë e vetme për luftën”, tha Scholz, përcjell Klankosova.tv “Rusia ka pushtuar fqinjin e saj pa asnjë arsye, në mënyrë që të marrë pjesë të Ukrainës ose të gjithë vendin nën kontrollin e saj”, tha Scholz. Për shkak se ishte pikëpamja e Gjermanisë se veprimet e Rusisë shkelnin kuadrin e paqes të Evropës, ajo po i ofronte Ukrainës ndihmë financiare, humanitare dhe ushtarake, tha ai. Putini e konsideron operacionin ushtarak në Ukrainë si një luftë për të “çarmatosur” fqinjin e tij, një ish-republikë tjetër sovjetike dhe për të mbrojtur Rusinë kundër një Perëndimi agresiv. Ukraina dhe Perëndimi e quajnë një luftë të paligjshme për të zgjeruar territorin rus. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.