SBASHK-u sërish në grevë? NULL NULL 27.04.2015 15:24 27.04.2015 15:24 SBASHK-u thotë se Qeveria edhe një herë ka dëshmuar se nuk merret me realizmin e atyre që thotë dhe vendos, por me tentativë për mashtrime. Përmes një komunikate për media thonë se më 24 prill, kur ishte arritur marrëveshja që përvoja e punës për të punësuarit në arsim të fillojë se paguari me pagat e muajit prill dhe kur ishin bërë të gjitha kalkulimet buxhetore për të realizuar këtë nga një komision i përbashkët i SBASHK-ut dhe MASHT-it , këta lëshuan listat e pagave për të punësuarit në arsim me disa ndryshime simbolike duke përfshirë vetëm rreth 19.000 të punësuar, nga rreth 29.000 sa janë të punësuar në arsim. SBASHK-u bën të ditur se do të mbaj sot një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit Drejtues për t’i aktivizuar veprimet sindikale, të cilat ishin pezulluar deri në publikimin e listave të pagave për muajin prill. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova ‘’Derisa të identifikohen qartë fajtorët’’ – për BE-në ende i paqartë fakti se terroristë serbë vranë policin e Kosovës 1 minutë më parë