SBAShK s’do mësim të shtunave (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 13.10.2022 20:34 nga Qendresa Bellagoshi 13.10.2022 20:34 Sindikata e Arsimit është shprehur kundër zëvendësimit të orëve të shtunave. Rrahman Jasharaj, si kryetar u deklarua se nuk do ta shkelin kontratën kolektive, derisa kërkoi takim për të bërë marrëveshje rreth mënyrës së kompensimit. Kundër orëve në vikend janë edhe prindërit, të cilët thonë se nuk do i dërgojnë fëmijët në shkollë të shtunën. Një vendim përfundimtar nuk e kanë mësimdhënësit, të cilët kanë menduar planet e tyre për mënyrën e arritjes së planprogramit. Nga Ministria e Arsimit, kanë paralajmëruar inspektime për mësimin e planifikuar për të shtunën.