SBASHK proteston për pagat, këto janë dy kërkesat e tyre NULL NULL 08.09.2018 11:56 08.09.2018 11:56 Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka organizuar protestë me kërkesë korrigjimin e Ligjit për Paga. Marshi i protestuesve u nis nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ deri tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës me dy kërkesa kryesore drejtuar Kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj – Të ngritën koeficientet e paraparë në projektligjin e pagave për punonjësit arsimorë dhe të kulturës për 30% dhe të zbatohet në tërësi kontrata kolektive për arsimin e Kosovës e nënshkruar nga MASHT dhe SBASHK-u. SBASHK po pret angazhimin e Qeverisë në të kundërtën do të jenë të shtyrë të vazhdojnë me veprime sindikale për të respektuar vullnetin e punëtorëve. Protesta po mbahet nën moton ‘Duam vend meritor në ligjin e pagave’, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.