SBASHK ende e ka opsion grevën (VIDEO) NULL NULL nga Dafina Jegeni-Krasniqi 15.01.2021 20:32 nga Dafina Jegeni-Krasniqi 15.01.2021 20:32 Institucionet arsimore janë duke bërë përgatitjet e fundit, për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë që do të nisë të hënën. Në ndërkohë edhe në sindikatën e arsimit dicka po bëhet gati për tu shpërndarë nëpër shkolla. Bëhet fjalë për një formular deklarimi, përmes të cilit SBASHK do të marrë vesh nëse punëtorët arsimorë mbështesin grevën, nëqoftëse kërkesat e tyre për 100 euro shtesë dhe nënshkrimi i kontratës kolektive nuk realizohen. Por në disa shkolla të kryeqytetit thonë se kanë vendosur të mos hyjnë në grevë nëse do të ketë një të tillë, pasi sipas tyre mjaft ka pasur humbje në arsim si shkak i pandemisë.Megjithatë mësimdhënësit thanë se janë pro kërkesave të sindikatës së arsimit vecse ato duhet të arrihen në një formë tjetër jo me pezullim të mësimit. Ndërkaq kreu i dikasterit të arsimit në vend është duke bërë përpjekje për të adresuar kërkesën e sindikalistëve. Kështu tha këshilltarja e Likajt, Diellza Kukaj, e cila bëri të ditur se MASH ka kërkuar fonde shtesë tek qeveria, përvec mjeteve që janë ndarë për mësimdhënësit me master planin e hartuar nga ministria. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025