Saviano, leksion mbi botën e kokainës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Saviano, leksion mbi botën e kokainës

NULL NULL
11/05/2015
Roberto Saviano, shkrimtari i njohur italian, do të jetë në Shqipëri në datën me rastin e Tirana Open-Festivali i Librit dhe Arteve. Së fundmi shtëpia botuese Dudaj ka sjellë librin ZERO të Roberto Savianos, i cili shkruan për rrjetin botëror të kokainës ku përfshihen edhe shqiptarët.

Në librin e tij ai i përshkruan shqiptarët si të tmerrshëm,që jo vetëm të heqin qafe por edhe të shuajnë brezat. Më poshtë është fragmenti i librit ku Saviano shkruan për shqiptarët.

“Serbët. Të saktë, të pamëshirshëm, të përpiktë në tortura”. “Broçkulla. Nuk ke parë çeçenët. Kanë disa thika ata, aq të mprehta saqë, sa hap e mbyll sytë, e gjen veten të therur përtokë, të rrëgjakur.” “Vetëm se këta janë krejt diletantë para liberianëve. Ata të shkulin zemrën nga kraharori dhe ta hanë pa të dalë shpirti akoma.” Kjo është një lojë e vjetër sa bota. Klasifikimi i mizorive, dhjetë popujt më mizorë në botë. “Po shqiptarët? Ata nuk kënaqen vetëm kur të heqin qafe. Jo, jo, ata pastaj fillojnë e merren edhe me brezat e ardhshëm. I fshijnë të gjithë”,- shkruan Saviano.