Saunders do ta mbrojë për herë të tretë titullin WBO NULL NULL 19.10.2017 11:08 19.10.2017 11:08 Kampioni i botës në kategorinë e mesme, Billy Joe Saunders për herë të tretë në karrierë do ta mbrojë titullin WBO. Kësaj here për ta mbajtur këtë rrip, i duhet ta mposhtë kundërshtarin e 16 dhjetorit, David Lemieux. Meçi mes britanikut Saunders dhe kanadezit Lemieux, do të zhvillohet në Montreal. 28 vjeçari Saunders ka 25 meçe të zhvilluara, të gjitha fitore, prej tyre 12 me i ka përfunduar me KO. Edhe Lemieux është i të njëjtës moshë, por ka më shumë luftëra në karrierë, prej 41 meçeve ka 38 fitore (33 me KO) dhe tri humbje. Aktualisht, britaniku renditet i pesti në botë për kategorinë e mesme, kurse kanadezi pozicionohet vetëm një vend më poshtë. Billy Joe Saunders shpreson që ta mposhtë David Lemieux e më pas të mund ta sfidoj boksierin nga Kazakistani, Gennady Golovkin. klankosova.tv