Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sassuolo mposht Beneventon

NULL NULL
12.12.2020 09:33

Me shumë vuajtje, Sassuolo mposhti 1-0 Beneventon në sfidën që hapi javën e 11-të të Serie A, një sukses shumë i rëndësishëm ky që e ngjiti përkohësisht skuadrën e De Zerbit në vendin e 2-të të renditjes me 22 pikë.

Goli i shpejtë i Domenico Berardit pas vetëm 8 minutash lojë me penallti, rezultoi deçiziv për fatet e këtij takimi, edhe pse dalja me karton të kuq e Haraslin në fillimin e pjesës së dytë ja vështirësoi jo pak gjërat Sassuolos.

Pjesa e dytë u luajt vetëm me një portë madje skuadra nga Reggio Emilia ishte me fat pasi traversa i mohoi golin Insignes, ndërkohë që festa në fund ishte e gjitha për Sassuolon./supersport.al/

lajme të ngjashme