Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sarri mbështet Rabiotin kundër zhvillimit të Milan-Como në Australi

NULL NULL
10.10.2025 16:53

Çështja që lidhet me zhvillimin e ndeshjes Milan-Como në Australi ka qenë dhe vazhdon të jetë objekt i shumë opinioneve të ndryshme.

Pas fjalëve të Rabiot, i cili e kishte quajtur gjithë këtë “çmenduri”, kishte ardhur përgjigjja e presidentit të Ligës italiane, De Siervo, që i ishte drejtuar francezit duke thënë.

“Të ketë më shumë respekt për milionat që fiton”, ka thënë ai.

I fundit që ka dhënë mendimin e tij ka qenë trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, i cili është “rreshtuar” në anën e mesfushorit të Milanit.

“Rabiot ka të drejtë, ai lufton në çdo ndeshje. Paratë nuk justifikojnë çdo gjë. Është një djalë i mrekullueshëm”, theksoi trajneri italian.

Milan-Como pritet të luhet në javën e parë të shkurtit 2026 në Perth të Australisë.

lajme të ngjashme