Sarri do vendimin e Chelseas pas interesimit të Juves NULL NULL 21.05.2019 17:54 21.05.2019 17:54 Trajneri i Chelsea-s, Maurizio Sarri, do që Chelsea ta marrë shpejt një vendim për të ardhmen e tij, raporton The Sun. Italiani shihen si njëri prej kandidatëve kryesorë për postin e trajnerit te Juventusi, pas raportimeve që Zonja e Vjetër po e sheh si opsionin e parë për zëvendësimin e Massimiliano Allegri-t. Ndërkaq Sarri do të dëshironte të mbetej te klubi londinez, mirëpo po ashtu do të preferonte ta dinte nëse Chelsea dëshiron që ta largojë në mënyrë që pastaj ta shfrytëzonte rastin për të nënshkruar me Juventusin. https://www.youtube.com/watch?v=9kY7FCPjiCU