Sarrazin takon Escobarin në Amerikë: Bashkë do të sigurojmë rrugën e Ballkanit Perëndimor në BE NULL NULL 11.08.2022 16:48 11.08.2022 16:48 I Dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe homologu i tij amerikan, Gabriel Escobar, në Washington. Sarrazin thotë se Gjermani dhe ShBA-ja kanë interes të përbashkët në Ballkanin Perëndimor dhe se bashkë do të sigurojnë rrugën e rajonit drejt Bashkimit Evropian, njofton Klankosova.tv. “I kënaqur që vizitova Emisarin Special Escobar në Washington. Gjermania dhe SHBA kanë interes të përbashkët në Ballkanin Perëndimor. Bashkë me partnerët tanë, BE-në, do të sigurojëm rrugën e rajonit drejt BE-së”, ka shkruar Sarrazin në Twitter. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025