Sara për rrëfimin e Vullnetit: I lumtë për atë që bëri NULL NULL 28.12.2024 00:18 28.12.2024 00:18 Banorët e shtëpisë më të famshme në vend e kanë komentuar rrëfimin e Vullnetit për orientimin e tij seksual. Ndër banorët që dhanë komente ishte Sara, e cila tha se “i lumtë Vullnetit për atë që bëri”. “I lumtë për atë që bëri se rrëfimi i tij nuk është vetëm se ngeli këtu mes katër mureve por është diçka që ndikon në miliona njerëz dhe për së miri. I lumtë që ai rrezikoi”, tha Sara, njofton Klankosova.tv. Më tej, ajo tha se Vullneti rrezikoi në një mënyrë por kjo gjë lumturon njerëzit jashtë që ndoshta janë të paragjykuar.